-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parakalimi i gabuar/ U nis me urgjencë në Tiranë! Ky është pacienti që vdiq në rrugë

Kryesoret

Një ambulancë është përplasur me një kamion për pasojë ka humbur jetën një person, pacienti. Ngjarja ka ndodhur në Saver në kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier.

Paraprakisht mësohet se i pajetë ka mbetur pacienti Dashamir Koçaj 77 vjeç që ishte brenda ambulancës, i cili po transportohej për mjekim në Tiranë. Tre persona janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Lushnjes, shoferi me infermierin dhe vajza e pacientit.

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe” njofton policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar i ambulancës.

Përgjakën rrugët në Shqipëri! Kamioni “kokë më kokë” me ambulancën, ka të vdekur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit