-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Libi, Gjysmëhëna e Kuqe mohon raportet e OKB-së: Nuk ka 11 mijë viktima

Kryesoret

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane ditën e sotme ka mohuar numrin prej e 11.300 viktimave të raportuara  vdekurve nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) për përmbytjet në vend.

Në të njëjtën kohë, nuk specifikohet numri i saktë i viktimave nga fatkeqësia natyrore që goditi vendin.

 “U habitëm kur pamë që emri ynë figuronte në këto numra. Ata rrisin konfuzionin, dëshpërimin e familjeve të të zhdukurve,” tha  përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, Tawfik Shokri.

Kombet e Bashkuara njoftuan më herët se numri i të vdekurve kishte arritur në 11,300 të vdekur, duke cituar informacione nga Gjysmëhëna e Kuqe Libiane.

Rreth 10,100 persona të tjerë mbeten të zhdukur në Derna, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore, sipas shifrave të OCHA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit