12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policët, mjekët dhe ushtarakët përfitojnë kredi për shtëpi me 0%! Ja si të aplikoni

Kryesoret

Ministria e Financave njoftoi se kanë nisur aplikimet për punonjësit e administratës publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës.

Ministria e Financave njofton se sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet që prej ditës së sotme në portalin e-Albania, në linkun e mëposhtëm:

https://e-albania.al/ealbaniaservices/useservice.aspx?service_code=15809

Numri i përfituesve për vitin 2023 do të jetë 300 në total, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për tre kategori, konkretisht:

100 për mjekët e sistemit shëndetësor;

100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Këto kredi do të përfitohen me interes 0% për kategoritë e mësipërme.

E-Albania: Si të aplikoni

Aplikimi online bëhet vetëm me një dokument, në portalin e-Albania, që u mundëson qytetarëve të interesuar një aplikim të shpejtë dhe të lehtë.

Pasi aplikantët, sigurohen se janë pjesë e fashës përfituese dhe identifikohen në kategorinë QYTETAR në portalin e-Albania. Duhet të zgjedhin mes 1231 shërbimeve elektronike.

Atë me titull ”Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës. https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15809 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit