Vlora është “blinduar” mbrëmjen e së dielës. Një aksion i forcave RENEA në një lokal përgjatë bulevardit ka bërë që qyteti bregdetar të mbushet me efektivë të policisë.
Aksioni i RENEA-s në Vlorë, në pranga vëllai i ‘Tesit të Selenicës’
Janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohej se zotëronin armë. Gjithashtu, policët janë parë duke numëruar para në vendngjarje.
RENEA ndaloi edhe vëllanë e ‘Tesit të Selenicës’, i ashtuquajturi edhe i forti i kësaj zone, një eksponent edhe ky i njohur nga forcat blu.
Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.