-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita në SHBA, Biden pret Vjosa Osmanin

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Nju Jork dhe në një adresim të drejtpërdrejt nga SHBA, ajo tha se është shumë e rëndësishme, se do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në organizime bashkë me liderë të tjerë botërorë që marrin pjesë në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Presidentja ka thënë se po ashtu se takimi më i rëndësishëm është ai me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do të organizojë pritje për liderët që marrin pjesë në kuadër të këtij sesioni.

“Më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderoj në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Në takime bilaterale me liderë të tjerë do ta përçoj zërin e Republikës së Kosovës jo vetëm për zhvillimet rajonale, por edhe si mund të jetë Kosova një faktor që mund të kontribuojë edhe për sfidat tjera globale me të cilat të gjithë bashkërisht po merremi”, ka thënë Presidentja Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit