Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar për herë të parë pas ndalimit dhe zbulimit të kamionit me 300 kg kanabis në doganën malazeze.
Kamioni i cili ishte nisur nga Shqipëria drejt Austrisë u ndalua në doganën e Malit të Zi. Makina ishte ngarkuar me me paleta druri ku mes tyre ishte e fshehur droga.
Në lidhje me këtë operacion Abazoviç ka lavdëruar zyrtarët e Drejtorisë Doganave të cilët zbuluan ngarkesën.
“Zyrtarët e Drejtorisë Doganave, mëngjesin e sotëm kanë gjetur një sasi të madhe droge në hapësirën e ngarkesave.
Ngarkesa e lartpërmendur është siguruar me vulë doganore, por zyrtarët e UPC-së, përmes analizës së rrezikut dhe punës së inteligjencës, e veçoi për inspektim dhe bëri një vepër që meriton të gjitha lavdërimet”, shkruan ai.