Më shumë se një muaj na ndan nga koncerti i 1 nëntorit të Elsa Lilës, “Finalmente, Elsa” i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Në lidhje me këtë koncert i cili pa dyshim do të jetë madhështor ka reaguar për herë të parë këngëtarja e cila u shprehu disa fjalë zemre për bashkëpunëtorët e tij dhe fansat.
“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.
S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë.
Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim,” shkruan Lila.