-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania plan për tërheqjen e punëtorëve të huaj në fshatra

Kryesoret

Kur vizitori zbulon rrënojat e kështjellës Rosenstein, të vendosur në një shkëmb të madh mbi qytetin e Heubach, atij nuk i shkon mendja se rajoni para syve të tij është një vend i preferuar inxhinierie. Fusha dhe pyje mbizotërojnë peizazhin, me disa qytete të vogla të shpërndara kudo.

Por Kunjan Patel, një inxhinier indian 30-vjeçar, thotë se është gama e gjerë e mundësive të karrierës për inxhinierët që i duket më tërheqëse në Württemberg-un Lindor, një rajon një orë me makinë në lindje të Stutgart-it, në landin e Baden-Württemberg-ut, të Gjermanisë jugperëndimore.

“Është një rajon interesant për inxhinierët,” shpjegon ai. “Ka shumë kompani interesante këtu dhe secila prej tyre ka stilin e vet”.

Rreth 450.000 vetë jetojnë në Württemberg-un lindor, një rajon më shumë se dy herë më i madh se Berlini. Ky rajoni është strehë e shumë bizneseve të suksesshme, duke përfshirë më shumë se 300 kompani të specializuara në prodhimin e instrumentave, në inxhinierinë mekanike dhe ndërtimin e impianteve.

Kjo e bën atë një nga shumë rajone gjermane rurale, por ekonomikisht të rëndësishme. Sipas qeverisë gjermane, rajonet rurale përbëjnë rreth gjysmën e produktit të brendshëm bruto (PBB) të vendit, i cili ishte rreth 3.9 miliardë euro në vitin 2022.

Ndërsa të rinjtë largohen nga fshati për në qytet, popullsia e shumë zonave rurale po plaket edhe më shpejt se ajo e zonave urbane. Kjo do të thotë se fushatat duhet të tërheqin punëtorë jo vetëm nga zonat urbane, por edhe nga jashtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit