-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Aty ku nisi jeta ime artistike”, Elsa Lila zbulon detaje nga koncerti i shumëpritur

Kryesoret

Më shumë se një muaj na ndan nga koncerti i 1 nëntorit të Elsa Lilës, “Finalmente, Elsa” i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në lidhje me këtë koncert i cili pa dyshim do të jetë madhështor ka reaguar për herë të parë këngëtarja e cila u shprehu disa fjalë zemre për bashkëpunëtorët e tij dhe fansat.

“Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.

S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë.

Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim,” shkruan Lila.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit