Me anë të një njoftimi OSHEE ka lajmëruar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për dy ditët në vazhdim në Shkodër.
Në njoftim OSHEE thot se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe saktëson zonat dhe oraret përkatëse ku dhe kur do të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike.
“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:
19 shtator/12:00-16:00
Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri
Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan,” njofton OSHEE.