Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir ku dy kamionë janë përplasur me nëri-tjetrin.
Mësohet se njëri kamion po transportonte dinamit që do të përdorej në minierë ndërsa kamioni tjetër ishte i ngarkuar me perime.
Për shkak të përplasjes pati dëme materiale dhe fatmirësisht lënda plasëse që ndodhej në kamion nuk shpërtheu edhe pse u shpërnda në të gjithë rrugën.
Sa i përket dy shoferëve ata kanë marrë dëme të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga njëri shofer çka solli që të përplasej me tjetrin.
Dinamiti i shpërndarë në rrugë është grumbulluar në mënyrë të kontrolluar dhe është transportuar për në destinacionin ku ishte nisur.