Sipas modelit që propozohet, shteti nuk financon drejtpërsëdrejti këto Qendra Kërkimore Shkencore.
Ajo realizohet nëpërmjet projekteve: një përqindje simbolike mbi çdo kontratë, mundëson financimin e kërkimit në fushën përkatëse, specifikisht atje ku kjo taksë krijon buxhete të mjaftueshme për këtë aktivitet kërkimor
Duke lexuar një shkrim të revistës “Monitor”, ku ndër të tjera shkruhet se “Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld euro) në infrastrukturën rrugore nga viti 2014 në vitin 2022, por punimet në objektet kryesore të infrastrukturës kanë hyrë në dekadën e dytë dhe vijojnë ende.
Shkrimi vijon “qeveria ka injektuar në ekonomi, nëpërmjet investimeve operative dhe kapitale, mbi 9,7 miliardë euro nga 2014 më 2022, por PBB-ja e vendit është shtuar gjatë kësaj periudhe me vetëm 3.4 miliardë euro, ndërsa borxhi publik, nga ana tjetër, është rritur me po 3 miliardë euro”.
Të dhënat në artikull janë zyrtare dhe të verikueshme në Institutin e Statistikës dhe Ministrinë e Financave.
Ky artikull më nxiti t’i kthehem, edhe një herë, një çështje mjaft të rëndësishme, ngritjes së strukturave kërkimore – shkencore, që ka të bëjë dhe është vendimtare për çdo ekonomi, me mënyrën e të bërit shtet.
Eksperienca e derisotme, për fat të keq, tregon se nuk kemi qenë të zot në këtë drejtim.
Zoti Zoto Leskaj publikoi më herët artikullin “Përse Shqipëria ka nevojë për një institut shkencor për kërkimet e naftës”.
Në të vërtetë një shkrim shumë aktual, jo vetëm për këtë sektor të naftës, por për të gjithë sektorët e rëndësishëm dhe jetikë të saj./Monitor
Artikulli i plotë këtu.