Plot njerëz u tubuan për t’i përcjellë për në banesën e fundit Fadil dhe Avdi Shalën që vdiqën në aksidentin e së shtunës në Ozdrim, Pejë. Disa nuk i mbajtën lotët, e dhimbja për humbjen e tyre ishte e madhe, shkruan Klan Kosova.
Viktimat u varrosen në Ozdrim, e pas varrimit u mor edhe një vendim. Familja Shala i fali gjakun familjes Elshani. Fadil dhe Avdi Shala vdiqën në aksidentin e së shtunës në Ozdrim. Një person i tretë mbeti në koma nga aksidenti.
Shkaktar i aksidentit dyshohet ishte një pjesëtar i familjes Elshani, që familja Shala u fali gjakun. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar momentin. Në ngjarje ishin edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës. Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.