Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Nju Jork në Asamblenë e OKB-së ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Në foks të bisedës kanë qenë raportet mes dy vendeve, por edhe zhvillimet e fundit me theks tek emigracioni.
“New York – Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly” shkruan Rama. Në takim të pranishëm kanë qenë edhe ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani dhe ambasadori në OKB, Ferit Hoxha.