Policia e Krujës ka zhvilluar një operacion antidrogë ku ka zbuluar një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike në fshatin Picërragë.
Nga ky operacion u arrestua 60-vjeçari me inicialet Xh. I. dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë gruaja e tij, 51-vjeçarja me inicialet Dh. I.
Burrë e grua kishin përshtatur një ambient për të tharë drogën. Ambienti ishte përshtatur në afërsi të banesës së çiftit.
Policia sekuestroi 3.2 kg lëndë e dyshuar narkotike në proces tharjeje dhe 1 armë gjahu që u gjet gjatë kontrollit në këtë banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.