Mbrëmjen e sotme (20 shtator) një efektiv i forcave “Shqiponja” u plagos me armë zjarri nga një 42-vjeçar, i cili ishte në ndjekje nga policia.
I plagosur mbeti Edlir Alleshi, i cili ishte në krye të detyrës kur gjatë ndjekjes së 42-vjeçarit, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur policin.
Plagosja në Tiranë, autori me probleme depresive, policia: Po komunikojmë me familjarët
Autori është shtetasi Klerent Bozhanaj, të cilin policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.
Në një foto të autorit që policia e ka bërë publike, Bozhanaj shfaqet i buzëqeshur me varse floriri dhe syze në qafë.
Po ashtu, policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këto që jep informacion të saktë për kapjen e autorit.
Ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm pasi personi vazhdon të jetë i armatosur.
Plagosja e efektivit në Tiranë, lokalizohet autori 42-vjeçar, ja ku ndodhet