Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale që tregon realitetin e trishtë si ndahen dhomat në godinat studentore në Tiranë dhe për këtë akuzon kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Skenat që janë filmuar janë të neveritshme, thotë ai. Dhjetëra vajza që zgjasin duart për të marrë një numër nga një person, që sipas Berishës është punonjës bashkie që i ndan mes një turme studentesh që mërziten.