-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më dhemb barku…”! Fjalët e 3-vjeçarit që dyshohet se u dhunua nga edukatoret

Kryesoret

Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u zbulua se edukatoret dhunuan një fëmijë 3-vjeç në Çerdhe. Dy nga edukatoret u ndaluan për 48 orë. Hetimet vazhdojnë dhe prova më e fortë për momentin në duart e prokurorisë janë shenjat e dhunës në trupin e fëmijës dhe pamjet e kamerave.

Gjyshi i të miturit ka folur sot mbi gjendjen e djalit të mitur dhe nënës së tij. Ai është shprehur se të dy janë shumë të shqetësuar ndërsa shton se 3-vjeçari ka shumë frikë.

“Kur kam fol me vajzën dhe djalin e vogël, vajza është e shqetësuar shumë. Na ka ardhur shumë keq për atë që ka ndodhur. Nuk e di se si mund të bëjë një nënë dhe një edukatore atë veprim. Besoj se drejtësia ka marrë masat. Drejtoresha i ka hapur te gjitha kamerat.

Mbrëmë ja kanë marr djalin dhe e kanë ekzaminuar. Ndoshta ato nuk kanë dashur me ushtruar dhunë. Djali është i butë, por kur e ka pyetur vajza djalin i kanë thënë që më “dhimbte barku”.

Shpresoj që kjo është e fundit, e të mos dëgjojmë më as për fëmijët e botës. I besoj drejtësisë. Djali është i shqetësuar, vajza nuk ka shkuar në punë, ai urinon pa kontroll, ka frikë. Institucionet kanë reaguar ministria, mediat, policia.

Djali është shumë i shqetësuar, i zbehtë. Unë e pyeta për si është, ai nis e qan dhe nuk dëshiron ti kthehet asaj situata. Shpresoj me kohën dhe me psikologë do bëhet më mirë.

Nëna e djalit është shumë e shqetësuar, qan. Kam punuar pak më të për ta qetësuar, i kam folur. Edhe vajza edhe djali dhe familja janë të gjithë të shqetësuar”, ka deklaruar ai.

Dhuna ndaj 3-vjeçarit në kopsht, pezullohen 3 edukatoret, e pëson edhe drejtoresha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit