-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA dënon FSHF-në për ndeshjen ndaj Polonisë, paralajmërim për mbyllje të tribunave në stadium

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas disa veprimeve gjatë ndeshjes së 10 shtatorit në Tiranë mes Shqipërisë dhe Polonisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

FSHF është gjobitur me një total prej 44 mijë eurosh ku 30 mijë euro janë për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët, hedhjen e sendeve dhe akteve dëmtuese në duelin me Poloninë. Ndërkohë, me 14 mijë euro tjera, FSHF është gjobitur për bllokimin e rrugëve publike.

Federata ka marrë edhe paralajmërime për sjelljen e pahijshme të ekipit, reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

UEFA gjithashtu ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit (tribunës veriore dhe jugore) për ndeshjen e ardhshme si vendas, por këtë vendim e ka lënë në provë dhe do hyjë në fuqi nëse akte të tilla përsëriten për një periudhë dy vjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit