Një aksident është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.
Mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ me drejtues një 65-vjeçar ka përplasur një kalimtare të moshuar.
70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.