Një 16-vjeçar u plagos në Shkodër të hënën nga bashkëmoshatari i tij.
Sot policia ka ndaluar 17-vjeçarin i cili e kreu krimin pas një konflikti për motive të dobëta.
Kur ndodhi ngjarja dy të miturit ishin në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Veprimet procedurale për 17-vjeçarin janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.