-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, Escobar: Sulmet ndaj Lajçak të papranueshme, ai nuk do të largohet

Kryesoret

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pas takimit të nivelit të lartë ku nuk u arrit asnjë dakordësi mes palëve.

Zëri i Amerikës: Çfarë u kuptua nga takimet e bëra me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor? A u treguan bindës në angazhimin për të vazhduar në rrugën e integrimit euroatlantik që ata kanë zgjedhur?

Gabriel Escobar: Kjo varet se me cilët udhëheqës ishte takimi, apo jo? Mund t’ju them tashmë se jam i shqetësuar se po shohim të marrë trajtë një Ballkan i dy shpejtësive.

Kemi në njërën anë anëtarët e NATO-s që janë shumë të përkushtuar ndaj orientimit të tyre në NATO dhe atij evropian, dhe pastaj kemi tre të tjerët që po vështirësohen. Prandaj në takimet e mia, unë kam thënë në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugëtimin euroatlantik për të gjithë ata.

Dhe do të donim që të zgjidhnin dallimet e brendshme dhe rajonale që po i pengojnë të përparojnë.

Zëri i Amerikës: A mund të na thoni emrat e personave për të cilët po flisni?

Gabriel Escobar: Më lejoni t’ja filloj me Maqedoninë e Veriut. E falenderoj Maqedoninë e Veriut për rolin e arsyeshëm udhëheqës dhe rolin udhëheqës evropian, si kryesuese e OSBE-së. Mendoj se ajo që Maqedonia e Veriut provon vazhdimisht është se janë një partner shumë i mirë.

Dhe në këtë drejtim, do të donim ta shihnim pjesë të Bashkimit Evropian si një partner shumë i mirë edhe aty. Shqipëria ka qenë e shkëlqyer në përqasjen për vendin që ka në Këshillin e Sigurimit, si dhe në rrugë dypalëshe dhe në kuadrin e NATO-s. Me Malin e Zi, patëm disa takime shumë të mira me presidentin e ri./VOA

Intervista e plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit