-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europa po thith ajër toksik, niveli i ndotjes në Shqipëri dyfish më i lartë se limitet e OBSH-së

Kryesoret

Europa po përballet me një “krizë të rëndë të shëndetit publik”, me pothuajse të gjithë njerëzve në kontinent jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes ë së ajrit, sipas një hetimi të “The Guardian”.

Analiza e të dhënave të mbledhura duke përdorur metodologjinë e fundit, duke përfshirë imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1,400 stacione monitorimi tokësore – zbulon një pamje të tmerrshme të ajrit të ndotur, me 98% të njerëzve që jetojnë në zona shumë të ndotura, ku nivelet mesatare vjetore të grimcave të pluhurit tejkalojnë limitet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pothuajse dy të tretat jetojnë në zona ku cilësia e ajrit është më shumë se dyfishi i udhëzimeve të OBSH-së.

Vendi më i ndotur në Europë është Maqedonia e Veriut. Pothuajse dy të tretat e njerëzve në të gjithë vendin jetojnë në zona ku niveli i PM2.5 është katër herë më i lartë se udhëzimet e OBSH-së, ndërsa në katër zona ndotja e ajrit ishte 6 herë më e lartë se shifra, duke përfshirë dhe kryeqytetin e saj, Shkupin.

Europa Lindore është dukshëm më e keqe se Europa Perëndimore, përveç Italisë, ku më shumë se një e treta e atyre që jetojnë në luginën e PO-së dhe zonat përreth në veri të vendit thithin ajër që është katër herë më i lartë se shifra e OBSH-së.

The Guardian punoi me ekspertë të ndotjes për të prodhuar një hartë interaktive që zbulonte zonat më të goditura në kontinent.

Matjet i referohen PM2.5 – grimca të puhurit të imët të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, disa prej të cilave mund të kalojnë përmes mushkërive dhe në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit