-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapja e të shumëkërkuarit për plagosjen e policit, reagon Balla

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të autorit të plagosjes së efektivit të policisë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Balla deklaron se kush nuk i bindet urdhrit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë zero.

Ministri paralajmëron /praktikë e re penale në këtë drejtim.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

“Përgëzoj Policinë e Shtetit për arrestimin e autorit të plagosjes së efektivit të shqiponjave mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Është momenti të kujtoj se kush nuk i bindet urdhrit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.

I futi plumbin në bark efektivit të “Shqiponjave”, arrestohet Klered Bozhanaj

Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit