Gjykata e Posaçme caktoi datën 5 tetor ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit.
Ditën e sotme gjykata u njoh me mbrojtjen e “Albtech energy”, që theksoi se referuar bilanceve të kompanisë, pagesave, por edhe akt-ekspertimit financiar rezulton se nuk ka pasur hapësirë për abuzim.
Po sipas avokatit mbrojtës, kompania është para gjësë së gjykuar, pasi është hetuar me herët nga Prokuroria e Elbasanit, ku është pushuar.
Ndërkohë Lefter Koka, përmes avokatit, paraqiti disa akt-ekspertime që provojnë probleme shëndetësore të tij.