Disa ditë më parë u bë me dije se Olta Gixhari do të jetë anëtarja e katërt e jurisë së “DWTS”.
Ndonëse nuk ka një datë ekzakte se kur fillon ky program, dalëngadalë po zbulohen konkurrentët dhe pjesëtarët e jurisë.
Në lidhje me këto lajme që qarkullojnë se atë do ta shohim si “gjyqtare” këtë herë ka reaguar vetë Olta.
Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, Olta ka publikuar një prej pyetjeve lidhur me formatin, duke dhënë një përgjigjje që as nuk e konfirmon, e as nuk e mohon.
“Mos u merrni me thashetheme,” shkruan ajo, duke lënë vend për dyshim.
Sakaq tre emrat e tjerë që janë përfolur si anëtarë të jurisë janë: Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari dhe Lori Bala.