-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte “ethet” e Europa League, në fushë zbarkojnë Liverpool-i dhe Roma

Kryesoret

Pas emocioneve të ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të Champions League sonte do të zhvillohen disa ndeshje në mbrëmjen e “Europa League”.

Ndeshjet do të nisin që në orën 18:45 ku në fushë do të zbresin ekipe si Liverpool, Roma, Villarreal etj.

Në “Raiffeisen Arena” do të zbarkojë Liverpool në në përballje me Lask. Po në këtë orar do të luajë edhe Roma kundër Sheriff.

Villarreal do të ketë një përballje pak më të vështirë duke u përballur me një nga ekipet më të mira greke, Panathinakos. Ndeshja do të zhvillohet në Greqi në stadiumin “Athens Olympic Stadium”.

Armiku i përbetuar i Panathinakos, Olympiacos do të zhvillojë duelin e tij në orën 21:00 në shtëpi në stadiumin “Georgios Karaiskakis Stadium” kundër SC Freiburg.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme dhe e fortë është ajo e mbrëmjes së sotme mes Ajax dhe Marseille e cila do të zhvillohet në stadiumin “Johan Cruijff Arena”.

Më poshtë gjeni në pasqyrim i ndeshjeve që do të zhvillohen sot dhe oraret

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit