Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.
Mësohet se për shkak të aksidentit janë përplasur një mjet dhe një furgon.
Si pasojë është plagosur një person i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.