-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Kanabisi ishte “OK”! “Akademia” kishte shkelje, studentët të ikin në Kushtetuese

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj gjatë verës kaloi në heshtje tre ligje mjaft të rëndësishme; bllokimi i studentëve të mjekësisë për t’u larguar, legalizimi i kanabisit mjekësor dhe ai për akademinë e shkencave që i jep mandatin e dytë Skënder Gjinushit.

Kritikat ishin të shumta për kreun e shtetit që nuk u shpreh për tre ligje mjaft të diskutueshme. Sot u pyet nga “Zëri i Amerikës” dhe deklaroi se për ligjin e studentëve vlerësoi interesin publik nga i cili u nis qeveria duke shtuar se studentët mund të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Për ligjin për legalizimin e kanabisit tha se nuk kishte asnjë shkelje. E kundërta ishte për atë për akademinë e shkencave. Pranoi se ligji kishte shkelje procedurale, por u justifikua.

Ligji i kanabisi nuk kishte shkelje. Dilema kishte të bënte me aktet normative që duhet të ishin për t’u përfshirë që janë lënë në një moment të dytë. Për këtë qëllim mbajtja qëndrimin e heshtjes. Për akademinë e shkencave. Këtu nuk kishte…shkeljet procedurale nuk kishin të bënin me shkelje kushtetuese.

Kur opinioni pret ta shikojë presidentin në një konflikt direkt me parlamentin do të ishte e padrejtë. Kishte vetëm shkelje të procedurave, që deputetët mund t’i kishin shfrytëzuar sipas rregullores parlamentare” tha ai.

Kishte një këshillë edhe për Kosovën. “Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim por për miq. Politikanët e Kosovës duhet të dëgjojnë aleatët strategjikë” tha ai referuar krisjes së qeverisë Kurti me SHBA-në.

Begaj: Nuk kam gjë në dorë për Belerin! Greqia të dëgjojë drejtësinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit