-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria “hedh sytë” nga hekurudha! 1 miliard lekë për të “rilindur” trenat

Kryesoret

Më në fund pas 10 vitesh në pushtet, qeveria ka hedhur sytë nga trenat. Do të ketë investime në hekurudhë. 100 mln lekë (1 mld të vjetra) për dy segmente dhe shpejtësia e lëvizjes së trenave pritet që të jetë 40 km/h. Në faqen e prokurimeve publike janë hapur dy procedura për përmirësimin dhe rritjen e shpejtësisë së lëvizjes në linjë në dy segmente,  Durrës-Elbasan dhe Rrogozhinë-Lushnje. Në secilën këto linja do të zëvendësohen materialet e amortizuara të trasesë në një gjatësi prej 4 mijë metra linearë për secilin segment. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit.

Në dokumente theksohet se do të kryhet plotësimi i linjave me traversa druri të reja, pasi ato ekzistuese janë plotësisht të kalbura dhe një pjesë janë djegur në masë nga rënia e zjarreve. Krahas këtyre punimeve, në urën e Rrogozhinës do të zëvendësohen edhe parmakët që janë amortizuar. Sipas Hekurudhës Shqiptare, në përfundim të punimeve të mësipërme, mendohet se shpejtësia e lëvizjes së trenave në këto dy segmente nga 5 km/orë që është aktualisht, të shkojë deri në 40 km/orë.

Me ane te ketij investimi do te realizohet permiresimi i parametrave te linjes hekurudhore dhe rritja e shpejtesise se levizjes ne linje, zevendesimin e ballastit te trasese pasi ky material e ka humbur aftesine dhe stabilitetin per tu rezistuar forcave vertikale te shkaktuara nga levizja e mjeteve hekurudhore dhe traversat jane zhytur ne dhe. Si pasoje e dobesimit te cilesive fizike dhe mekanike te materialit te ballastit linja hekurudhore ka pesuar deformime me ulje ngritje te njepasnjeshme” theksohet ndër të tjera në preventivin argumentues për fondet që janë vendosur në dispozicion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit