-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Nuk kam gjë në dorë për Belerin! Greqia të dëgjojë drejtësinë

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u shpreh sot se dosja e Fredi Belerit nuk është në dorën e tij por të drejtësisë. Ai i kërkoi palës greke që të presë vendimin e drejtësisë së re.

Unë do të thoja që marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë të një partneriteti strategjik, bazohen te respekti reciprok. Kjo është një çështje nuk është dorën e presidentit. Kjo çështje ka lidhje me drejtësinë.

Ta lëmë të bëjë punën e vet. Kur të flasë drejtësia ne më pas mund të veprojmë. Drejtësia pas reformës me konsensus është në rrugën e duhur dhe të pavarur” tha ai te Zëri i Amerikës.

Deklaroi se ende po shqyrton autorizimin për kufirin detar që do i jepte të drejtë qeverisë ta çonte çështjen në Hagë ku është rënë dakord parimisht mes Tiranës dhe Athinës. “Vlerësimi i kërkesës nuk është çështje kohe, por duhet bazuar te disa kërkesa ligjore dhe kërkesa që duhet të përmbajë autorizimi.

Presidenti e ka detyrim kushtetues ta përmbushë këtë për çdo negociatë. Kur do të bëj vendimmarrjen do t’ju bëj me dije. Ne kemi ngritur një grup ekspertësh për të arritur në një version të autorizimit në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit