-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ikni më lini rehat…”! Kronologjia e plotë, si u qëllua polici në Tiranë?

Kryesoret

Prokuroria dhe policia kanë zbardhur në mënyrë kronologjike plagosjen e efektivit Edlir Alleshi dy net më parë nga Klerent Bozhanaj, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme me shapka dhe pantallona të shkurtra në shtëpinë e tij në Tiranë.

Por si nisi dhe përfundoi gjithçka? “Ikni ore më lini rehat”, me këto fjalë i është drejtuar patrullës së “Shqiponjave” Bozhanaj i njohur si “Keli” dhe më pas është larguar me vrap për t’i shpëtuar bluve.

Në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë në Kinostudio po patrullonin efektivët e forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi që u plagos bashkë me Tedi Kodashin, Sokol Mullajn dhe Ardian Shukullarin.

Në dosje thuhet se në total janë sekuestruar 5 gëzhoja, 2 prej predhave janë të papërcaktuara pasi janë të dëmtuara. Tre gëzhoja janë gjetur në lulishten e kompleksit “Xhura” dhe dy të tjera në hyrjen e pallatit ku autori u fut për t’i shpëtuar policisë, aty ku edhe u plagos Alleshi.

“Policët kanë kaluar dhe panë një person që po qëndronte në këmbë në lulishte duke pirë cigare, të cilin pasi e kanë kaluar kanë vënë re se po i largohej prezencës së policisë.

Pasi ka vërejtur lëvizjen e tij kanë vendosur ta pyesin duke ju prezantuar në mënyrë të qartë që ishin punonjës policie, por kanë marrë marrë një përgjigje arrogante prej këtij personi, i cili ju ka thënë “ik me lini rehat”.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim, por ky person u largua me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap nga qytetari punonjësi i policisë Edlir Alleshi ju vu nga pas duke e ndjekur nëpër shkallë, ndërsa të njëjtin veprim ka ndjekur edhe Ted Koldashi.

Pasi ka kryer disa metra është njoftuar nga kolegu i tij Edlir Alleshi i cili i ka treguar se personi që ishin duke ndjekur ishte i armatosur. Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të personit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person.

Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për t’u siguruar si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit Ted Koldashi ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit kolegu i vet Edlir Alleshi i ka treguar se ishte plagosur” thuhet në dosje. Autori u identifikua nga berberi në zonë.

Vëllai i autorit përpara hetuesve ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar nga nëna e tij, e cila e ka lajmëruar se ka ardhur policia në banesë dhe se duhet të shkonte atje. Referuar hetimeve mësohet se pas plagosjes, polici është dërguar në spital nga dy kolegë të tij dhe Altin Durma, pronar i një lokali, ku ndodhi dhe ngjarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit