-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamza si “Big Brother”!

Kryesoret

Kamza është e monitoruar nga kamerat për të ndihmuar policinë në zbardhjen e ngjarjeve kriminaleve. Prej ditës së sotme ka nisur funksionimi me një sistem të plotë të monitorimit të territorit me kamera. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Rakip Suli panë nga afër Sallën Operative ku monitorohen pamjet e kamerave.

”Kemi rënë dakord dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që investimi që pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe aty, pastaj e kemi të thjeshtë të integrojmë Tiranën e Kamzën, sepse persona me aktivitet kriminal spostohen në Kamzë dhe anasjelltas, e me këto kamera kemi mundësi ti ndjekim.

Pastaj të vijojmë më Durrësin, Vlora e ka ndërkohë sistemin të implementuar. Duhet që në një kohë të shkurtër, një mjet në kërkim ta dedektojmë në cilën pjesë të territorit ndodhet. Rrugët kombëtare po bashkëpunojmë ne ARRSH, të kenë kamera. Sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla, kamerat janë ndihmesë e madhe”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit