-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Lobova në OKB për njohjen e Kosovës

Kryesoret

Gjatë takimeve që Presidenti Begaj po zhvillon në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të  Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua me Presidentët e Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

“Fillimisht, Presidenti Begaj u takua me Presidentin e Republikës së Kenias, William Samoei Ruto. Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit u ndal më tej te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj i kërkoi Presidentit Ruto njohjen e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën kërkesë Presidenti Begaj i ripërsëriti dhe Presidentit të Botsvanës, Mokgweetsi Masisi.

Të dy presidentët inkurajuan identifikimin e mundësive për bashkëpunim, veçanërisht në ekonomi, apo edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Sipas Presidentit Begaj, ky takim është një mundësi për t’i dhënë një tjetër dinamikë marrëdhënieve ndërshtetërore.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua gjithashtu me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit. Në takim të dy presidentët vlerësuan vendosjen e kontakteve direkte mes dy shteteve. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat e popullit të Sudanit të Jugut për ndërtimin e një shteti të begatë.

Presidenti Begaj u ndal  veçanërisht tek Republika e Kosovës, duke kërkuar njohjen e saj nga ana e Sudanit të Jugut. Sipas Kreut të Shtetit, Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndaj duhet mbështetur që të vazhdojë të luajë të njëjtin rol edhe në vijim” njofton zyra e shtypit të Presidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit