-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria i kthen dosjen AMP-së/ Të gjithë në pyetje për “TIMS”-in

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me kallëzimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për ndërhyrjen në sistemin TIMS për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”.

Prokuroria sipas burimeve mediatike ka kthyer dosjen dhe i ka kërkuar (AMP) të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues dhe efektivët bazë që kanë pasur lidhje me rastin konkret. Krahas kësaj, pritet të mblidhen disa provave të tjera, që lidhen me akt ekspertime të kompjuterëve në ato zyra.

Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë” thuhet në reagimin e prokurorisë.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një deklarate nga salla e konferencave të Kuvendit është shprehur se duhet të nxirren përgjegjësit institucionalë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave.

Kujtojmë këtu rrjedhjen e të dhënave të patronazhistëve, ku të dhënat personale të qytetarëve ishin në dorën e funksionarëve të PS dhe keqpërdoreshin në zgjedhjet e kaluara. Kujtojmë rrjedhjet e pagave të qytetarëve, targave të makinave të qytetarëve dhe rrjedhja apo tentativa për manipulimin e sistemit TIMS” tha ai.

Hetimi për këtë çështjen nisi pas shqetësimit që ngriti ambasada e SHBA-së në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit