-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Mitrovicë, Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës erdhi nga Vuçiç

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me shpërthimin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës.

Sveçla u shpreh se hedhja e granatës ushtarake u bë me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Më tej ministri shtoi se akti kriminal u bë si shenjë revolte për tre të arrestuarit për krime lufte.

“Inspirimi, mbështetja dhe urdhri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiçin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës”, ka shkruar Sveçla.

“Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë,” shtoi më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit