-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sot do të festonte ditëlindjen…”! Por e vranë në sytë e vëllait, fshati në lot dhe zi

Kryesoret

Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Hot i Ri. Viktima është Valter Fierza. 33-vjeçarin e vrau fqinji. Vëllai i autorit është arrestuar. Killeri dhe tre persona të tjerë janë në kërkim.

Mesazhet e ngushëllimit për familjen ishin të shumta. Nuk munguan edhe postimet në rrjetet sociale për të riun që nesër do të përcillet për në banesën e fundit. Në postime theksohet se Fierza u vra natën e ditëlindjes.

Shkak i ngjarjes së rëndë që i kushtoi jetën 33-vjeçarit Fierza, dyshohet të jetë bërë një konflikt mes personave të përfshirë në vrasje dhe vëllait të viktimës, Kolë Fierzës për parkimin e makinës.

I vënë përballë 5 personave, në ndihmë të Kolë Fierzës ka ardhur i vëllai i tij, Valteri. Sapo ky i fundit është afruar, Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Viktima dhe personat e akuzuar për këtë ngjarje kishin njohje me njëri-tjetrin pasi banonin në të njëjtën lagje.

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit