-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja shqiptare e McGonigal, gazetarja e Zërit të Amerikës: Çfarë ndodhi tani

Kryesoret

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pritet të pranojë fajësinë të premten për akuza lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, Agron Neza i cili sipas të dhënave të gjykatës u bë burim në një hetim të FBI-së. Axhenda e gjykatës tregon se ai pritet të dalë në një seancë të premten pasdite.

Pranimi i fajësisë, megjithëse nuk dihet konkretisht se për cilat akuza, do të jetë një ndryshim nga deklarimi i tij si i pafajshëm në fillim të procesit. I pyetur nga Zëri i Amerikës se për cilën akuzë do të pranojë fajësinë zoti McGonigal, një nga avokatët e tij, Seth Ducharme nuk pranoi të bënte komente.

Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci sqaroi se çfarë do të thotë ky vendim dhe si lidhet Shqipëria në këtë dosje. “McGonigal nuk kishte raportuar udhëtimet në Europë dhe Shqipëri dhe disa nga akomodimet kishin qenë falas. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me fshehje faktesh kur ishte zyrtar.

Berisha: McGonigal dhe Rama dorëzohen sot në 8 të darkës në Uashington

Me marrjen e këtyre parave nga shqiptari dhe deklarime të rreme. Kjo seancë do të thotë se për shkak të një marrëveshje të pritshme ai pranon fajësinë për disa akuza në një këmbim të një dënimi më të zbutur.

Kjo do të thotë nuk do të ketë gjyq cdo do të thotë se disa nga të dhënat nuk do të bëhen publike. Pritet arritja e një marrëveshje që ia lehtëson pozitën McGonigalit. Më pas pritet një seancë tjetër ku do të jepet vendimi nga gjyqtarja” tha gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci.

“Washington Post”: McGonigal u pagua nga Neza për të goditur rivalët e Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit