Arrestohen dy persona në Lezhë, bashkëpunëtorë për transportimin me 2 makina, kundrejt 500 eurove/person, të 12 emigrantëve nga vendet e treta. Të arrestuarit janë; E. J. 45 vjeç, banues në Kavajë dhe K. U. 32 vjeç, banues në Krujë.
Sipas policisë në aksin rrugor “Milot-Lezhë” janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues E. J. dhe K. U.
Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë, të cilët po transportoheshin kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.
Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”.