-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: McGonigal pranoi lidhjet me Ramën dhe pagesat për të goditur opozitën

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas pranimit të fajësisë nga ish-drejtori i FBI-së Charles McGonigal.

“McGonigal pranoi përfundimisht fajësinë e tij për të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë në Gjykatën Federale të Uashingtonit.

Ai pranoi të gjitha faktet e Prokurorisë, përfshirë edhe takimet e paligjshme me Kryeministrin Rama.

U vërtetuan nga prokurorët dhe u pranuan nga McGonigal pagesat e paligjshme dhe korruptive për qëllime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik.

Përdorimi i zyrës së Kryeministrit për të asgjësuar pluralizmin politik në vend është shërbimi më i madh që i bëhet paligjshmërisë dhe veprimtarisë mafioze dhe kriminale”, deklaron Meta.

E PLOTË/ McGonigal i pranon të gjitha: Po, hetova një lobist të një partie rivale të Ramës (Dokumenti)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit