-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër zgjedhjet në Kukës, sa është kostoja e tyre?

Kryesoret

Ditën e nesërme qytetarët e Bashkisë së Kukësit janë të ftuar të marrin pjesë në vendoret e dyta për ta brenda këtij viti.

Pas skandalit seksual të ish-kryetarit Safet Gjici dhe dorëheqjes së tij, gati 46 mijë kuksianë do t’u drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kryetarin e ri.

Në garë janë dy kandidatë, Emri Vata i regjistruar nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike zyrtare, ndonëse u regjistrua si subjekt garues, nuk paraqiti kandidat.

Pjesëmarrësve në votim do t’u dorëzohet vetëm një fletë votimi, ajo për kryetarin e bashkisë, pasi për këshillin bashkiak gjithçka mbetet sipas rezultatit të 14 majit.

Janë 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në këtë bashki. Nga këto një është në qendër votimi në institucionin e paraburgimit që ndodhet në këtë bashki,” deklaroi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Zgjedhjet e pjesshme të 24 shatorit do të kushtojnë rreth 25 milionë Lekë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kërkuar fond shtesë nga qeveria.

“Nuk ishte e nevojshme për buxhet shtesë, pasi nga zgjedhjet e 14 Majit rezultoi se ka kursime që mundësojnë këtë proces zgjedhor,” deklaron KQZ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit