Në rrjet prej kohësh është përfolur se Luiz Ejlli do të jetë opinionist në Big Brother VIP 3 krahas Zhaklin Lekatarit.
Zërat u shtuan pasi Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.
Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet përflitet se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë shprehur kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format.
Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të Big Brother dhe çiftit të famshëm.
Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, ku u duk si një mbyllje përfundimtare e marrëdhënieve mes tyre./Iconstyle