Arrestohet në kuadër të operacionit të koduar “Takimi i fundit” Judmir Shurdhi 43 vjeç, banues në Lushnjë. Ish-drejtori i burgut të Kosovës në Lushnje u dënua me 1 vit e 4 muaj burgim për tenderat.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Shurdhi në periudhën 2020-2021 gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.