-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon Vuçiç: Se njohim kurrë Kosovën, na vrisni që të gjithëve po të doni!

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.

Vuçiç thotë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999.

Vuçiç: Serbët u revoltuan duke mos dashur më terrorin e Kurtit!

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet. Të formohet Asociacioni, policët në veri duhet të jenë serbë, e lusim popullin tonë për qetësi. 3 serbë janë vrarë, frikësohemi edhe për të katërtin, u qëlluan me snajper. Dita e sotme një nga ditët më të trishta për popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Na u desh shumë kohë që të hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fajtori i vetëm për këtë situatë është Kurti, ai dëshiron luftë, asnjë tjetër nuk do konflikt”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Vuçiç: Kemi incizimin sesi policët shqiptarë qeshin dhe thonë t’i lënë të vdesë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit