Publikohen pamjet kur efektivët e shqiponjave shoqërojnë dy vëllezërit ku njeri prej tyre rezulton të jetë efektiv i shqiponjave në DVP Vlorë. Nga pamjet duket që dy vëllezërit ndodhën në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë.
Sipas njoftimit të policisë shqiponjat e Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin. Në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës. Ato i kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do ti shoqëronin në polici për verifikim.
Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlorë dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë. Nga video duket momenti ku fillon edhe një përplasje e lehte fizike. Teksa po i shoqëronin nga banesa nga dale edhe familjarët, të cilët shpreheshin të shqetësuar.
Sipas deklarimeve të para nga ana e familjarëve të punonjësit të policisë së Vlorës kanë deklaruar se ndaj tyre ka pasur ofendime në momentin e shoqërimit.
Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një ish drejtues policie për të cilën ka tentuar të qetësojë situatën, por pa rezultat. Sipas oranews, gjithçka ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.
Të dy vëllezërit janë në oborrin e shtëpisë së tyre në Laprakë. Në një moment, siç duket dhe në video, shfaqen punonjësit e Shqiponjave. Ata kërkonin shoqërimin në polici të njërit prej vëllezërve.
Për shkak të ofendimeve dhe britmave me fjalët “…o k…o të q…robt…” në sy të fëmijëve të vegjël, kanë dalë në zonë dhe disa komshinj.
Në zonë ka shkuar dhe Osman Levanaku, ish-drejtori i FNSH në Tiranë. Ky i fundit mësohet se, njërin prej vëllezërve e ka burrin e vajzës.
Ish-drejtori i policisë është përpjekur të qetësojë situatën dhe të bisedojë me policët e shqiponjave. Por, sërish nuk është arritur të çtensionohet situata. Duke bërë më pas që grupi i policëve të shoqërojnë në komisariatin nr.3 dy vëllezërit policë.
Tashmë çështja po ndiqet nga AMP.