Zv.drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti ka thënë se në Veri të Kosovës vazhdon të ketë shkëmbim zjarri.
Në një konferencë për shtyp krah kryeministrit Kurtit, Fehmi ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë nga pala tjetër.
”Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri,” ka thënë Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkohë ka publikuar edhe fotografi të grupeve të agresorëve që po qarkullojnë në Veri të armatosur rëndë.