-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë fjalë për Kukësin, Berisha fokusohet tek Kosova: Vuçiç, sulm me porosi nga Rusia

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu deklaroi se pas ngjarjes së rëndë dje në Kosovë qëndron Rusia, që sipas tij porositi presidentin Aleksandër Vuçiç që të sulmojë.

“Kryengritja e armatosur e organizuar nga Beogradi, filloi dje në Zveçan në territorin e manastirit të Banjskës nga një grup terroristësh prej 30 vetësh, i përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe, mercenarë rusë dhe kriminelë lokalë të armatosur gjer në dhëmbë, i cili në ora 3 të mëngjesit sulmoi me të tëra mjetet njësitë e policisë së Kosovës dhe vrau në detyrë, rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë.

Kryengritja që kishte për synim vënien në kontroll të territorit të veriut të Kosovës, shënonte edhe fillimin në rajon të konfliktit të porositur dhe shumëpritur nga Kremlini.

Por policia e Kosovës, me guxim dhe profesionalizëm të lartë, pas shumë orësh luftimesh të ashpra, në të cilat u vranë disa anëtarë të grupit të armatosur terrorist, arriti të shtypë kryengritjen dhe të vendosë nën kontroll të plotë manastirin dhe të gjithë territorin e vendit.

Para këtyre zhvillimeve dramatike, serbomadhi Vuçiç me heshtjen e tij të plotë prej 19 orësh, pohoi qartësisht se ishte organizator i kryengritjes së armatosur në Kosovë.

Ai foli vetëm pasi kryengritja u shtyp në Kosovë dhe humbi çdo shpresë për suksesin e saj.

Ai, pas 19 orësh, deklaroi se ishte një kryengritje e serbëve të Kosovës kundër Albin Kurtit, duke faktuar se qëndronte prapa saj” tha Berisha. Në deklaratën e tij nuk kishte asnjë fjalë për humbjen e zgjedhjeve në Kukës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit