Një natë pas situatës së rëndë që ndodhi në veri të Mitrovicës, klerikët fetarë serbë janë parë pranë stacionit të policisë tek në Prishtinë. Tre klerikë shihen tek hyrja e stacionit policor në qendër të Prishtinës në orët e para të së hënës.
Dje grupi terroristë me serb të armatosur deri në dhembë ka shtënë me armë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri.
Në orët e hershme të mëngjesit ra në kryerje të detyrës, rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një koleg i tij. Sulmet ndaj policia vazhduan edhe gjatë gjithë ditës deri në shkatërrimin e grupit në mbrëmje.
Përveç dëmeve materiale në blinda të policisë, teksa shenjat treguese të luftës janë mjaft të qarta nuk pati viktima të tjera ndërsa në anën e terroristëve raportohet se janë vrarë tre sulmues dhe janë arrestuar gjashtë të tjerë.