-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Risi në listën e Silvinjos për Çekinë, ftohet një sulmues i Serisë A dhe kthehet mesfushori

Kryesoret

Ai ishte në listën e pritjes për ndeshjen me Çekinë dhe Poloninë, por në mundësitë për ta grumbulluar ishin shumë të vështira, duke parë edhe alternativat që Silvinjo kishte për ato takime. Bëhet fjalë për Marvin Çunin, lojtarin shqiptar i cili luan në radhët e Frozinones në Serinë A.

Sulmuesi do të jetë në listën e trajnerit të Kombëtares për ndeshjet e muajit tetor, me Çekinë më datën 12, e vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe pesë ditë më vonë në miqësoren me Bullgarinë që do të luhet në Tiranë.

Futbollisti, i cili ka lindur në Gjermani, por është grumbulluar më parë me Shqipërinë U-19, ku për gjashtë ndeshje të luajtur ka shënuar edhe dy gola, pritet të jetë risia në tetor.

Çuni është një sulmues shtatlartë, i cili aktualisht po luan me Frozinonen, teksa u transferua këtë verë nga Bajerni që kishte në pronësi kartonin dhe sezonet e fundit e kishte huazuar te Sarbrucken dhe Padërborni. Ai ka dalë nga akademia e bavarezëve dhe tashmë po provon një aventurë të re në Serinë A.

Forma e mirë që po kalon në Suedi do t’i rezervojë Arbnor Muçollit një ftesë nga Silvinjo për ndeshjet e tetorit. Braziliani ka shprehur interes për të parë më shumë rreth mesfushorit me tipare sulmuese.

Muçolli u transferua këtë verë nga Vejle në Danimarkë te Goteborgu dhe në 10 ndeshjet e para ka shënuar pesë gola në kampionatin suedez.

Ndërkohë flitet se një afrim i ri mund të jetë edhe Meritan Shabani, mesfushori me tipare sulmuese, i cili aktivizohet me Grasshopersin në Zvicër, ekip ku kapiten është Amir Abrashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit