Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, ka dhënë së fundmi një intervistë ku si rrallë herë ka rrëfyer copëza nga kujtimet e saj nga fëmijëria, periudha kur konkurronte për “MISS” dhe pasionet e saj në kohën e gjimnazit.
Valbona shfaqet shumë nostalgjike për kohën e gjimnazit teksa tregon se i mungojnë shoqet e zemrës dhe lagjja e vjetër që nuk e viziton më pasi atje ika vetëm pallate.
Periudhën si gjimnaziste e mbaj mend kështu:
Unë jam “PetroNinse” isha sportiste, kisha një disiplinë ndryshe kam qenë vajzë me shumë personalitet e forte. Jo grindavece nuk kam pasur konflikte me shok e shoqe, isha lider kur kishte probleme të gjithë vinin tek unë më thonin “bobi” na e rregullo dhe unë vija rregull.
Gjatë adoleshencës time isha gjatë gjithë kohës në biçikletë, vdes për biçikletën, atëherë kishte më pak makina në fakt mbaj mend ecja me biçikletë pa duar. Tani unë dal shpesh në këmbë njerëzit janë shumë dashamirës ndaj meje mua publiku shqiptar më do.
Diçka që se kam treguar ka qenë që kur po konkurroja për miss erdhi kutia e madhe me fustane të gjitha gocat u turren për të marrë veshjen ndërsa unë kisha siklet dhe ngela pa fustan, 2 ditë më vonë më sollën një fustan me pika. Varfëri e madhe!.
Ish-missi i ka dhënë një këshillë të gjithë të rinjve që ecin shpejt me makinë, që të kenë kujdes sepse është një papërgjegjshmëri shumë e madhe.
“Do të them që e kam nisur duke shkuar dhe 210 km/h, që është absurde, sot kur e mendoj them, ka mundësi të jetë njeriu kaq i papërgjegjshëm? I shkoj anash dhe ia bëj me shenjë. Edhe i them ore 30 minuta përpara ose 10 minuta përpara në destinacion, mendon se është më e rëndësishme se jeta jote?”